Kandidati zbulon fakte të reja të blerjeve të votave: Në 3 të natës tentuan të shpërndanin para

Shqipëria

Kandidati zbulon fakte të reja të blerjeve të votave: Në 3 të natës tentuan të shpërndanin para

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:57
Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun Dibër, Luan Haka

Mesditën e sotme, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, ku dy persona që ndodheshin brenda po shpërndanin para në shkëmbim të votave.

Kandidati për deputet i PD-së në Qarkun Dibër, Luan Haka, ka folur pas kapjes së makinës me rreth 7 milionë lekë.

Luan Haka thotë se kanë marrë një sinjalizim për shpërndarje parash edhe mbrëmë në zonën e Luzni, në orën 3 të mëngjesit.

Ai tregon sesi shkuan menjëherë në vendngjarje 40 persona dhe personat u larguan me shpejtësi drejt shtëpive të tyre.

Më tej, Luan Haka thotë se janë në gatishmëri së bashku me shumë persona të tjerë 24 orë në ditë për të mbrojtur votat, sepse tashmë është një çështje për jetë a vdekje.

Kandidati i PD-së deklaroi: “I ftoj të gjithë socialistë dhe demokratë të na bashkohen. I dimë kush shpërndan lekë. Të njëjtit persona që kanë fituar për herë zgjedhjet me mashtrime.

Me strukturat tona, me burime të sigurta, para se të bllokonim këtë makinë, kemi qenë në fshatin Buçisht. Atje po bëheshin gati të shpërndaheshin para. U gjetën 5 milionë lekë dhe lista me të gjithë fshatrat sipas emrave që do të shpërndanin paratë.

Nuk është vetëm ky, janë dhe 3-4 tjerë. Secili kandidat ka menaxherin e vet. Se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës. Jemi 24 orë non-stop në gatishmëri. Jemi pa gjumë fare. Janë të njëjtit persona.

Mbrëmë kemi pasur raportim në Luzni. Në orën 3 të natës na vjen informacioni. Kemi shkuar 40 veta. Po të njëjtit persona u futën brenda nëpër shpia. U mbyllën brenda. E njëjta mënyrë është gjithandej.

Grupet tona janë të gatshme gjithandej. Këtu jemi për jetë a vdekje. Po të fitojnë me votë le të fitojnë. Me lekë jo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat