PD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Ndryshimi është çështje orësh

Shqipëria

PD mbyll fushatën në Tiranë, Basha: Ndryshimi është çështje orësh

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:36
Lulzim Basha

Partia Demokratike mbyll fushatën elektorale edhe në Tiranë.

Në sheshin “Nënë Tereza” të mbushur nga mijëra qytetarë dhe qindra makina, takimi nisi me këndimin e Hymnit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se e diela do të jetë dita e ndryshimit pas 8 vitesh të vështira.

“Ndryshimi është çështje orësh. Ai është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja, në sytë tuaj, në zërin tuaj ushton, ushton, ushton numri 9, për fitoren, për ndryshimin e çdo familjeje shqiptare. Për fitoren e nënave shqiptare, lotët e të cilave nuk kanë pasur të tharë këto 8 vite të vështira, me fëmijët e larguar në emigracion. Me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi. Por nënat shqiptare, kudo i kam takuar, e kanë ngritur kokën sepse kanë shpresë, kanë besim dhe të dielën vjen ndryshimi për to”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat