Rama i jep fjalën djalit të tij në mitingun e Vlorës

Shqipëria

Rama i jep fjalën djalit të tij në mitingun e Vlorës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:29
Zaho

Në fund të fjalës së tij të gjatë në mitingun përmbyllës të fushatës së socialistëve në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka thirrur në podium të gjithë familjen e tij.

“Zaho eja, merre motrën, mamin e vëllain dhe hajde. Ju prezantoj me dikë që sa herë që i thua ore bëj mësimet, thotë po i bëra, a do më çosh në Vlorë. Ore shko bëj not, po vajta të bëj not, a do më çosh në Vlorë. Ja ku je në Vlorë” – tha Rama që më pas i kaloi mikrofonin Zahos së vogël.

“Mirëmbrëma! Unë dua Vlorën” – tha i vogli para socialistëve që brohorisnin.

“Zaho e do Vlorën, Vlorën e do e gjithë Shqipëria, Vlora më 25 prill, do të ngjisë Shqipërinë në majën tjetër. Rrofshi, Rrofshi, Rrofshi” – e mbylli Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat