Nesër 25 Prilli i shumëpritur/ Meta voton në 07:00 të mëngjesit, ja ku do e hedhë votën Rama

Shqipëria

Nesër 25 Prilli i shumëpritur/ Meta voton në 07:00 të mëngjesit, ja ku do e hedhë votën Rama

Më: 24 prill 2021 Në ora: 21:36
Edi Rama

Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.

Nesër shqiptarët zgjedhin qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme, ja ku dhe kur do të votojë Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama do të hedhë votën e tij në zonën e Surrelit, ku është rezident prej disa vitesh.

Nga ana tjetër, zyra e shtypit të presidencës ka bërë me dije se presidenti Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31 në Tiranë.

“Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë”, ka shkruar Tedi Blushi, këshilltari për mediat i kreut të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat