Presidenti Meta thërret me “videocall” gazetarin në transmetim “live”, ja biseda

Shqipëria

Presidenti Meta thërret me “videocall” gazetarin në transmetim “live”, ja biseda

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Një risi ka ndodhur në studion maratonë të lajmeve në “News 24”, në këtë ditë, ku e gjithë Shqipëria është duke votuar për qeverinë e re.Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla dha mesazhe të qarta për zgjedhjet.

Ai tha se 2 gishtat që bëri teksa votoi, janë një tregues për dy marsin e një viti më parë, ku presidenti zhvilloi në manifestim mbarëkombëtar në Tiranë.

Ai tha se procesi deri më tani po ecën shkëlqyeshëm sepse dhe presidenti është në krye të detyrës.

Meta deklaroi më tej, se të gjithë sytë e Evropës janë në Shqipëri në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat