​Interesim i madh për të votuar në Tiranë, qytetarët shprehën për ndryshim

Shqipëria

​Interesim i madh për të votuar në Tiranë, qytetarët shprehën për ndryshim

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarë të shumtë në Tiranë kanë shprehur interesim për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ata për KosovaPress, thonë se i tërë procesi i votimit ishte i lehtë, por që duhet të përfundojë ndershëm.

Qytetari Arben Fufgjiu thotë për KosovaPress, se zgjedhjet do t’i fitojë PD-ja.

Fugjiu: Them që do të fitojë PD-ja

“Them që do të fitojë PD-ja, tetë vite e mbajti shumë dhe s’bëri asgjë”, tha ai.

Ndërsa, qytetari që refuzoi të tregoj emrin, tha se po nuk fitoi ndryshimi në vend, mjerë rinia shqiptare.

Qytetari: Po nuk fitoi Aleanca për ndryshim mjerë ju rinia

“Po nuk fitoi Aleanca për ndryshim mjerë ju rinia”, tha ai.

Ndërkaq, më e rëndësishme sipas qytetarit Shkëlqim Çollaku është që zgjedhjet të jenë të lira dhe ndershme.

Çollaku: Duhet të jenë të lira dhe ndershme

“Duhet të jenë të lira dhe ndershme”, tha ai.

E qytetarja Aferdita Merkaj, pasi që shfrytëzoi të drejtën e saj për të votuar, tha se nga këto zgjedhje pret që vendi të shkojë përpara.

Merkaj: Populli të votjë i lirë

"E di populli ndryshimin, nuk e jep vetëm një person, e di populli. Populli po e hodhi për kë i do qefi atje të vëjë pushteti, jo me manipulime, jo me vrasje, jo me dhunë si bëhet këtu, se unë jetojë në Francë dhe këtu është skandal, kam votuar edhe në Francë por jo si këtu të marrësh jetë njerëzish, është e papranueshme", tha ajo.

Interesimin e qytetarëve për të votuar e thotë kryetari i KZAZ-së në shkollën, “Vasil Shanto”, Ergin Koltoku.

Koltoku: Pjesëmarrja e qytetarëve është lartë”

“KZAZ-ja jonë përbëhet nga 95 qendra të votimit. Deri tani votimi ka qenë i qetë, nuk ka pasur incidente, përveç pajisjes së identifikimit elektronik i cili ka paraqitë probleme gati në gjithë qarkun e Tiranës. Por që jemi përpjekur t’i zgjedhim me operatorët përkatës...pjesëmarrja e qytetarëve është lartë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat