Fotografoi votën, shpallet në kërkim 54-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Fotografoi votën, shpallet në kërkim 54-vjeçari në Vlorë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një tjetër rast i fotografimit të votës është regjistruar sot në vendin tonë, teksa mbahen zgjedhjet vendore.

Rasti në fjalë është regjistruar në Vlorë. Sipas policisë, rreth orës 13:18, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 4498/1, e cila ndodhet në konviktin e shkollës Industriale “Pavarsia”, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë së DVP Vlorë kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para, shtetasi Sh. T., pas regjistrimit dhe marrjes së fletës së votimit, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit, por ka mundur të largohej nga qendra e votimit.

Shtetasit SH. T. i është bllokuar fleta e votimit dhe në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit Sh. T., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat