Mbyllja e procesit të votimit/ 32-vjeçari plagos me thikë policin në Fushë Arrëz

Shqipëria

Mbyllja e procesit të votimit/ 32-vjeçari plagos me thikë policin në Fushë Arrëz

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur në Fushë Arrëz në përfundim të procesit të votimit. Një punonjës policie është plagosur me thikë nga një 32-vjecar, i cili është arratisur.

Aktualisht po punohet për kapjen e tij ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e incidentit.

“Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat