Ambasadorja e SHBA-së: Duhet të sigurohet integriteti i zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të votimit

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-së: Duhet të sigurohet integriteti i zgjedhjeve pas përfundimit të procesit të votimit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:05
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka thënë se autoritet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën që të të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve që janë mbajtur këtë të diel.

“Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre.

Autoritetet zgjedhore dhe ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve”.

“Kandidatët dhe udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre të mos supozojnë rezultatet, por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi”, ka shkruar Kim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat