Ndërprerja e procesit të numërimit/ Celibashi thirrje partive politike: Komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë

Shqipëria

Ndërprerja e procesit të numërimit/ Celibashi thirrje partive politike: Komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:44
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen për numëruesit dhe anëtarët e qendrave të numërimit që të kthehen në detyrë dhe të vijojnë punën.

Në një postim në facebook, Celibashi tha se nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve ose këta të fundit nëse mungojnë duhet të zëvendësohen menjëherë nga partitë politike që i kanë emëruar.

Postimi i plotë:

Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat