Xhaçka takim me delegacionin e OSBE/ ODIHR: U vlerësua puna e mirë për standardet zgjedhore

Shqipëria

Xhaçka takim me delegacionin e OSBE/ ODIHR: U vlerësua puna e mirë për standardet zgjedhore

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:21
Foto nga takimi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e delegacionit të OSBE/ODIHR-it.

Ministrja Xhaçka shprehu falënderimet për bashkëpunimin e tyre lidhur me vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, pavarësisht rrethanave të vështira kushtëzuar nga pandemia.

Kryediplomatja vlerësoi raportin e ndërmjetëm të OSBE-së, teksa theksoi se qeveria shqiptare ka punuar fort për garantimin e standardeve të larta zgjedhore.

“Zhvillova sot një takim me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR. Mirënjohës për punën e mirë pavarësisht rrethanave të vështira, kushtëzuar nga Covid. Qeveria shqiptare ka punuar fort për garantimin e standardeve të larta zgjedhore. Të lumtur që raporti i ndërmjetëm i OSBE-së ka njohur gjithë punën e mirë”, u shpreh ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat