Vijon numërimi i votave të kandidatëve/ Rama i preferuari i vlonjatëve

Shqipëria

Vijon numërimi i votave të kandidatëve/ Rama i preferuari i vlonjatëve

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:27
Foto

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon në 11 qarqet e vendit tonë.

Deri tani nuk ka pasur asnjë konflikt ndërsa ka vijuar në qetësi numërimi i votave.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër

PD – Udhëheq Bardh Spahia me 3711vota, i ndjekur më pas nga Ledovik Hasani me 3451 vota.

PS – Udhëheq Benet Beci me 3701 vota, i ndjekur më pas nga Paulin Sterkaj me 2919 vota.

Lezhë

PD – Udhëheq Mark Marku me 3559 vota, i ndjekur nga Agron Gjekmarkaj me 1858 vota.

PS –Në këtë qark Lindita Nikolla dhe Gentian Malotaj janë me numër të njëjtë votash, 3251.

Kukës

Në këtë qark ka përfunduar numërimi i fletëve në 141 qendra votimi dhe rezulton se demokratët i udhëheq Flamur Hoxha me 9159 vota, i ndjekur nga Isuf Çelaj me 5257 vota.

Ndërsa socialistët i udhëheq Gerta Duraku me 5368 vota, e ndjekur më pas nga Petrit Malaj me 3666 vota.

Dibër

PD – Udhëheq Kreshnik Collaku me 4941 vota, i ndjekur nga Dhurata Tyli (Çupi) me 2649 vota.

PS – Udhëheq Aurora Mara me 8765 vota, e ndjekur nga Lavdrim Krrashi me 408 vota.

Durrës

Në këtë qark nuk ka nisur ende numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

Tiranë

PD – Udhëheq Belind Këlliçi me 883 vota, i ndjekur më pas nga kreu i PD-së, Lulzim Basha me 279 vota

PS – Udhëheq Belinda Balluku me 2140 vota, e ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 622 vota.

Elbasan

PD – Udhëheq Dashnor Sula me 5406 vota, i ndjekur nga Luçiano Boçi me 3270 vota.

PS – Udhëheq Saimir Hasalla me 6788 vota, i ndjekur nga Taulant Balla me 5441 vota.

Fier

PD – Udhëheq Agron Kapllanaj me 3347 vota, i ndjekur nga Saimir Korreshi me 1604 vota.

PS – Udhëheq Lindita Buxheli me 1747 vota, e ndjekur nga Erion Braçe me 1411 vota.

Berat

PD – Udhëheq Bujar Hopxhaj me 2697 vota dhe ndiqet nga Tomor Alizoti me 1669 vota.

PS – Udhëheq Blendi Klosi me 6418 vota dhe ndiqet nga Nasip Naço me 2588 vota.

Korçë

PD – Udhëheq Ervin Salianji me 4886  vota, i ndjekur nga Andrea Mano me 4590 vota.

PS – Udhëheq Niko Peleshi me 10235 vota, i ndjekur nga Olta Xhaçka me 3754 vota.

Vlorë

PD – Udhëheq Bujar Leskaj me 4787 vota, i ndjekur nga Fation Veizaj me 3460 vota.

PS – Udhëheq Edi Rama me 10660 vota, i ndjekur nga Pranvera Resulaj me 2728 vota.

Gjirokastër

PD – Udhëheq Myzafer Elezi me 1630 vota, i ndjekur nga Tritan Shehu me 1546 vota.

PS – Udhëheq Bledar Çuçi me 4947 vota, i ndjekur nga Laert Duraj me 3550 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat