Çyrbja dhe Rraja kalojnë në renditjen e më të votuarve të Durrësit Edi Ramën, kryeministri ndiqet nga Ndraxhi

Shqipëria

Çyrbja dhe Rraja kalojnë në renditjen e më të votuarve të Durrësit Edi Ramën, kryeministri ndiqet nga Ndraxhi

Më: 28 prill 2021 Në ora: 17:14
Edi Rama

Tre kandidatët e PS që siguruan mandat në qarkun e Durrësit, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja kanë kaluar në renditjen e më të votuarve kryeministrin Edi Rama.  

Kryeministri qëndron i 4-ti në distancë të ngushtë me Ilir Ndraxhin, i cili mund ta parakalojë gjithashtu kryesocialistin.

Kujtojmë që tre kandidatët e lartpërmendur që siguruan mandat u sulmuan nga opozita si të lidhur me krimin dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Basha tha gjatë prezantimit të listës së Rama po u ofron votuesve të Durrësit persona të lidhura me afera korruptive, duke përmendur emrat e Çyrbes, Rrajas e Ndraxhit.

Aktualisht e para në Durrës është kandidatja e PD-AN Andia Ulliri me 1,209 vota, e ndjekur Jurgis Çyrbja me 1,193 vota dhe Rrahman Rraja vjen i treti me 998 vota.

Pas tij renditet i katërti kryeministri Edi Rama me 981 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat