Grabiti çantën me florinj në argjendarinë në Vlorë dhe terrorizoi banorët duke qëlluar me armë, arrestohet autori

Shqipëria

Grabiti çantën me florinj në argjendarinë në Vlorë dhe terrorizoi banorët duke qëlluar me armë, arrestohet autori

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Arrestohet autori i grabitjes sot në Vlorë, ku me anë të një arme vodhi në një argjendari një çantë me florinj dhe më pas u largua. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:05 në bulevardin “Ismail Qemali, e cila u filmua e gjitha nga gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Enrik Mehmeti.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases me inicialet E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat