Aksident tragjik, 22 vjeçari përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Shqipëria

Aksident tragjik, 22 vjeçari përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:19
Kamzë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë, ku raportohet se ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, viktima është një këmbësor 60 vjeçar me inicialet H.A., i cili është përplasur me automjet nga një 22 vjeçar.

"Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha”. Mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, i cili është identifikuar si shtetasi H. A., rreth 60 vjeç. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.", njofton policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat