Pashkët, mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes

Shqipëria

Pashkët, mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:56
Anastas Janullatos

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë vigjiljen e Pashkës, ku përcjellin lutjet e tyre për ringjalljen e Krishtit.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve, teksa thotë se me besim të përpiqemi që forcojmë bashkimin dhe dashurinë mes njerëzve dhe popujve.

“Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vdekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vdekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve.

Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra. Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë, dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat