Demokratët e Njësisë 10 mbështesin Bashën: Përkrah tij, vazhdojmë betejën

Shqipëria

Demokratët e Njësisë 10 mbështesin Bashën: Përkrah tij, vazhdojmë betejën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:57
Demokratët e Njësisë 10 mbështesin Bashën: Përkrah tij, vazhdojmë betejën

Demokratët e Njësisë 10 në Tiranë janë në përkrahje të kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Facebook”, dega e PD në këtë njësi thotë se beteja kundër të keqes mund të çohet deri në fund vetëm me Bashën.

“Ju premtojmë që kauza jonë nuk mbaron këtu. Partia Demokratike është e vendosur të vazhdojë këtë luftë. Proçesi zgjedhor nuk ka mbaruar, të gjitha shkeljet, parregullsitë, vjedhja masive e votave, deformimet gjatë proçesit të numërimit, kërcënimet shtetërore si para dhe pas votimeve do të jenë fokusi kryesor në ditët në vijim. Beteja jone është më e frymëzuar se çdo herë tjetër, këtë betejë do e fitojmë jo vetëm për demokratët por edhe për qindra e mijëra socialistë të cilët në këto zgjedhje si rrallë ndonjë herë votën e tyre ja dhanë Partisë Demokratike. Ne jemi më të vendosur se kurrë që përkrah kryetarit Basha, të vazhdojmë me vendosmëri betejën tonë, sepse në fund e mira do të fitojë kundër të keqes.”

Në Partinë Demokratike po kërkohet dorëheqja e Lulzim Bashës, pas dështimit në këto zgjedhje, dhe deri tani ka shpallur kandidaturën për kryetar Fatbardh Kadilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat