Humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës, Bamir Topi ka tre këshilla për Lulzim Bashën

Shqipëria

Humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës, Bamir Topi ka tre këshilla për Lulzim Bashën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:11
Bamir Topi

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo javë”  u pyet se çfarë këshillash do t’i jepte zotit Basha, në rast se diçka të tillë do ta kishte të mundshme.

Topi theksoi se Basha duhet të heqë dorë nga hipokrizia, të jetë autonom në vendim-marrje dhe të dëshmojë burrni politike.

“Basha ka shumë arsye pse hesht. Ai është një njeri, që e kupton hallin e tij. Lulzim Basha shikon paaftësinë e tij për të ardhur në pushtet, e humbi betejën ndaj Ramës. Basha nuk ka demonstruar kurrë që është autonom në vendim-marrjet e tij. Jo, nuk mund të thuhet që Basha duhet të largohet. Të gjithë ata që thonë “largohu”, do të thotë se e duan këtë gjë. Historia e librit të zi ka përfunduar në Shqipëri, nuk ka tashmë, sepse është shprehur Perëndimi. Perëndimorët e uruan z Rama dhe ka përfunduar ky film.

Perëndimi nuk mund të kthejë Berishën për herë të tretë në pushtet. Kam parë njerëz që sulmojnë Bashën, por nuk sulmojnë Berishën. Basha të ikë nga skema e hipokrizë, këtë do i këshilloja, sepse nuk është njeri negativ. Është një njeri që mund të ndryshojë, por të lërë hipokrizinë pas. Duhet të marrë burrninë politike, sepse forca e bindjes në politikë është e rëndësishme. Duhet të qeshë me përmbajtje sinqeriteti, të kalojë në plan sinqeriteti dhe të ecë vetë, këtë këshillë kam. Nëse vijon këtë rrugë hipokrizie, do dalë pa trofe”, deklaroi Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat