Eksportuam më shumë energji/ Gjatë muajit mars u rrit dhe shitja e mineraleve

Shqipëria

Eksportuam më shumë energji/ Gjatë muajit mars u rrit dhe shitja e mineraleve

Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Kushtet klimatike, lehtësimi i kufizimeve në vendet e rajonit dhe rritja e çmimeve për lëndët e para kanë bërë që Shqipëria të rrisë eksportet e mineraleve dhe energjisë elektrike.

Ky grup ka pasur kontributin më të madh në rritjen e mallrave që dërguam jashtë vendit gjatë muajit mars.

Një arsye sipas ekspertit Lorenc Gordani është fakti se tregu i lëndëve të para është stabilizuar, duke bërë që kompanitë minerare të eliminojnë stoqet e krijuara gjatë periudhës kur çmimet u ulën në mënyrë të frikshme.

“Sektori mineral është i varur nga konjuktura ndërkombëtare, tregjet ndërkombëtare.Në zonën e Bulqizës ne kemi pasur investime të reja për një periudhë të gjatë që kanë hapur burime të reja dhe kanë shtuar jetëgjatësinë dhe kishin krijuar stoqe të mëdha minerare. Fatmirësisht çmimet ndërkombëtare të produkteve primare ka një trend rritës në të gjitha tregjet duke bërë që në këtë periudhë të kemi një lëvizje dhe të bashkëshoqërohen të dyja këto produkte dhe të bëjnë një fetë të mirë të produkteve shqiptare, pra duke u kthyer në ato trende që ne kemi pasur tradicionalisht në përgjithësi.”

Nga ana tjetër kushtet klimatike sollën mjaft prurje në HEC-et kryesore të vendit, gjë që e vuri Shqipërinë në pozita të favorshme për të shitur një pjesë të energjisë së prodhuar thotë Gordani.

“Në këtë kuadër kemi pasur në veçanti një vit shumë të mbarë në sektorin hidroenergjetik që ka bërë të mundur një prodhim të tepërt. Po ti referohemi të dhënave të prurjeve në Kaskadën e Drinit, të gjitha turbinat janë duke prodhuar me regjimin e plotë që bën që një pjesë e energjisë të shitet edhe jashtë Shqipërisë. Kjo lidhet edhe me një faktor të jashtëm,pasi ka pasur temperatura të ftohta në vendet e rajonit, por njëkohësisht edhe një vitalizim të ekonomive tyre.”

Eksperti mendon se Shqipëria rimëkëmbjen duhet ta shohin ë një prizëm më të gjerë për të përmbushur disa reforma të integrimit evropian, ku në krye të atyre ekonomike shprehet ai, qëndron ajo e sektorit energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat