Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit

Shqipëria

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve të 25 prillit

Më: 3 maj 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Nesër pritet të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga ku u zgjodhën edhe 140 deputetët e rinj.

Seanca është parashikuar që të nisë në orën 10:00, nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator.

Kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat