Deputetët e mazhorancës e opozitës në këmbë, Kuvendi mban një minutë heshtje për Bashkim Finon

Shqipëria

Deputetët e mazhorancës e opozitës në këmbë, Kuvendi mban një minutë heshtje për Bashkim Finon

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:27
Vasilika Hysi

Seanca e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit, u drejtua nga zëvendës kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.

Kjo, është dhe mbledhja e parë plenare pas vdekjes së parakohshme të ish-deputetit dhe ish-kryeministrit të Pajtimit Kombëtar, Bashkim Finos, i cili humbi jetën disa javë më parë nga COVID-19.

Zonja Hysi, e cilësoi Finon si një deputet dhe profesionist të shkëlqyer, i cili drejtoi vendin në një moment tejet të vështirë.

Ajo tha ndër të tjera, se Fino e humbi betejën me sëmundjen në një kohë kur Shqipëria sa po e fitonte betejën me virusin e rrezikshëm. Më pas, në fund të fjalës, ajo kërkoi që të mbahej një minutë heshtje në nderë të tij.

“Më lejoni të përfitoj nga rasti për të kujtuar atë që kemi kujtuar para disa ditësh. Kemi humbur një shok, mik, koleg, profesionist të shkëlqyer, ish-kryeministrin në ditët më të vështira që ka kaluar vendi, shokun tonë të mirë Bashkim Fino. Ne sot do e kujtojmë mikun tonë si një koleg serioz, shok i mirë, që i jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur në Kuvend dhe jashtë.

Pak fliste në seancat plenare, por ishte i përfshirë në komisione. Ne të gjithë do e kujtojmë për seriozitetin, profesionalizmin, për kujdesin që tregonte për të respektuar figurën e deputetin, për zbatimin sa më të mirë të reformave. Ne e kemi humbur atë atëherë kur Shqipëria po fitonte betejën me COVID-in. Më lejoni të mbajmë një minutë heshtje!”, u shpreh Vasilika Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat