Policia jep detaje për vrasjen në Elbasan: Ja si burri qëlloi bashkëshorten me armë zjarri dhe plagosi dy të tjerë

Shqipëria

Policia jep detaje për vrasjen në Elbasan: Ja si burri qëlloi bashkëshorten me armë zjarri dhe plagosi dy të tjerë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

(E plotësuar 13:26) -  Policia e Elbasanit ka dalë me njoftimin zyrtar për vrasjen e Liljana Buzos nga bashkëshorti i saj Koco Buzo.

Sipas policisë, krimi ka ndodhur rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, 58 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, 54 vjeçares, Liljana Buzom e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

***

Tre persona të plagosur me armë zjarri.

Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë, të regjistruar sot para Gjykatës së Elbasanit.

Media mëson se autor i ngjarjes është Koço Buzo, i cili ka plagosur me  pistolete gruan e tij, dyshohet një avokat si dhe një person tjetër, i cili raportohet se është kalimtar.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.

Blute e Elbasanit kanë shkuar menjëherë në zonën ku ndodhi plagosja dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat