Shpërthen Nard Ndoka: Krim, pabesi! PD më grabiti votat!

Shqipëria

Shpërthen Nard Ndoka: Krim, pabesi! PD më grabiti votat!

Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:17
Shpërthen Nard Ndoka: Krim, pabesi! PD më grabiti votat!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shpërtheu në akuza ndaj partisë aleate, PD.

Për rezultatin e dobët që mori në zgjedhjet e 25 prillit, Ndoka thotë se e ka fajin PD, duke e akuzuar se i ka vjedhur votat. Ai ndihet i tradhtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Partia Demokristiane e Shqipërisë është ndër 4-5 partitë kryesore në vend, më e vlerësuar me vota se PAA, LZHK e PBDNJ, pra ndihemi të diskriminuar dhe përjashtuar edhe në raport me partitë aleate. Unë jam i vetmi kryetar partie që i kam fituar në mazhoritar betejat politike përballë PD e PS në vendlindjen time. Sot ndihem i trishtuar, se kolegët demokratë me grabitën votat edhe në vendlindje, duke më lënë vetëm 24 vota, turp, krim, pabesi! Kjo është marrëveshja e firmosur nga 6 parti politike, përfshirë z.Basha si lideri i opozites, nga këta firmëtare vetëm PDK dhe unë si kryetar i saj jemi jashtë Kuvendit. E kemi mbështetur PD për 8 vite në opozitë, në kauza, protesta, çadra, lënien e mandateve, mos regjistrim në zgjedhjet lokale, etj.. Mbeshtetje pa rezerva për opoziten e Bashën, në fund ndihemi të tradhtuar, të pavlerësuar dhe të persekutuar. As sot pas disfatës, nuk ka një falje, apo reflektim njerëzor dhe politik!”

Ky reagim i Nard Ndokës erdhi në rrjetet sociale, pasi shpërndau një shkrim që paralajmëronte se PD do të kthehet në një parti islamike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat