Akuzohen se lanë të lirë skafistët, rojet bregdetare në Gjykatë: Jemi heronj, shpëtuam 55 jetë

Shqipëria

Akuzohen se lanë të lirë skafistët, rojet bregdetare në Gjykatë: Jemi heronj, shpëtuam 55 jetë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës vendosi të mbajë në burg 5 rojet bregdetare të akuzuar se lanë të lirë skafistët që tentuan të trafikojnë klandestinë drejt Italisë në muajin janar. Ato u pritën në sallë me brohorima, ndërsa pas kafazit të xhamit thanë se ishin heronj që shpëtuan 55 jetë.

Po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 5 rojet bregdetare të akuzuar se ndihmuan skafistët që tentuan të trafikojnë 55 klandestinë drejt Italisë më 8 Janar.

Kapiteni i anijes Bledar Bufaj i indinjuar pas hekurave mohon se ka shpërdoruar detyrën ndërsa e quan veten hero pasi ka shpëtuar emigrantët sirianë.

Në mbështetje të pesë të arrestuarve në Gjykatën e Vlorës ishin edhe familjarë të shumtë.

5 efektivët e rojes bregdetare të arrestuar me dyshimin se lanë të lirë skafistët gjatë tentativës për trafikimin e 55 klandestinëve në janar të këtij viti e konsiderojnë veten heronj.

“Ne kemi shpëtuar 55 vetë, jemi heronj”- tha ai.

Me brohorima dhe mesazhe inkurajuese u pritën nga familjarët që kishin mbushur ambientet e gjykatës së Vlorës për masën e Sigurisë!

“Qeveria të merret me skafista me kriminelët, mos të merret me njerëzit e ndershëm”- tha gruaja. 

Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe akuzohen për shpërdorim detyre dhe më këtë akuzë gjykata i la në burg pa afat, masë e dhënë më herët në mungesë.

“Jam krenare që kanë mbrojtur jetën e njerëzve, se nuk ishte shteti t’i mbronte”

Si ranë në prangat e policisë?

5 efektivët e rojes bregdetare u arrrestuan pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e Vlorës për tentativën e trafikimit të klandestinëve me gomone nga Shqipëria drejt Italisë më 8 Janar.

Sipas dosjes hetimore, ata pajisjen me jelekë shpëtimi dhe i nxorën deri në breg dy skafistët Emiljano Likaj, tashmë i arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim.

Nga ana tjetër burime thonë se efektivëve të rojes bregdetare u ishin premtuar shuma të konsiderueshme parash për të lënë të lirë trafikantët

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31-vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët e Vlorës, që tentuan të transportojnë në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë, 55 klandestinë Sirianë, iranianë dhe egjiptianë.

Skandali ka ndodhur pikërisht në repartin e Rojes Bregdetare të Flotës Detare në Vlorë, pasi në datën 8 janar 2021, Roja Bregdetare, u përfshi në një operacion detar për shpëtimin nga mbytja të një gomoneje, të ngarkuar me klandestinë.

“Ora News”, zbardh ekskluzivisht këtë skandal, ku mëngjesin e sotëm çoi në arrestimin e Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat