Shkarkimi i Metës/ Daci: Ja pse po i përshpejton procedurat mazhoranca

Shqipëria

Shkarkimi i Metës/ Daci: Ja pse po i përshpejton procedurat mazhoranca

Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:00
Ilir Meta

Juristi Jordan Daci, ka komentuar ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se mazhoranca po përshpejton procedurat për shkak të parashikimit të ligjit, që ndalon ngritjen e Komisionit Hetimor 4 muajt e fundit të përfundimit të mandatit.

“Në këtë rast mzhoranca është në ngutje për shkak të parashikimit të ligjit I cili ndalon ngritjen e komisioneve hetimore, 4 muaj e fundit të mandatit të Kuvendit. Ka një ngutje për shkak të afatit. Fakti që ti nuk je i sigurt se do kesh shumicën e kërkuar në Parlamentit tjetër, nuk do të thotë se do bësh çfarë të duash. U bën dy shkelje proceduriale, të cilat do kenë një ndikim në vlerësimin që do të ketë Gjykata Kushtetuese nëse kjo procedurë do finalizohet.

Vjedhja e të dhënave/ Matlija: Dëmi i shqiptarëve më i madh se përfitimi i partisë

Vetë kjo ngutje vërteton se do e çojë deri në fund. Nuk besoj se deri në korrik ka mundësi për marrëveshje si herën e parë, ku pati disa zhvillime se kishte një paqe mes institucioneve. Nuk ka kohë dhekushte për të bërë një gjë të tillë.”

Murrizi: Shqiptarët e shitën votën për një brisk rroje në muaj, ky do të jetë parlamenti i KÇK-së

Më tej ai ka komentuar edhe gjuhën e Presidentit Meta, gjatë fushatës zgjedhore, teksa thotë se një retorikë e tillë, nuk duhet të përdoret nga Kreu i Shtetit.

“Retorika e përdorur nuk i shkon për shtat kreut të shtetit në një situatë normale, Presidenti e ka justifikuar gjithmonë me situatën. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat