Curri tregon ç’duhet të ndryshojë Basha që të fitojë përballë Ramës

Shqipëria

Curri tregon ç’duhet të ndryshojë Basha që të fitojë përballë Ramës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:17
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri ka propozuar idenë se Basha duhet të fillojë të shohë gabimet tek vetja dhe partia e tij e të bëjë gjëra ndryshe nga sa ka bërë, sepse vetëm kështu mund të fitojë.

Çurri tha se Basha duhet të heqë nga listat persona që kanë “skaduar” dhe t’i ndryshojë, të fusi frymë të re.

Sipas Currit nuk ka rëndësi për partinë nëse është apo jo Basha aty, mjafton që gjërat të bëhen ndryshe (për mirë), por ndërkohë ai deklaroi se nuk sheh brenda selisë blu një person më të aftë se kryetari aktual Lulzim Basha.

Curri: Nëse ndjekin të njëjtat strategji në këto 8 vjet, nuk e fitojnë dot. Të gjitha në jetë kanë një shkak-pasojë. Po nuk ndryshuan rradhën e gjërave, nuk fiton. Po ndryshoi rradhën e gjërave, fiton. E thënë më thjeshtë, po na dëgjuan ne fiton.

Çani: Mos e thuaj shpesh këtë sepse ngjan sikur ne e mbrojmë e mbajmë anë dhe sikur dimë gjë. Jo, ne jemi disa njerëz të thjeshtë që nuk dimë asgjë.

Curri: Jo mo s’po mbaj anë, po them realitetin. Nëse ka provuar dy herë me të njëjtën listë dhe ka humbur, duhet të ndryshojë listën. Të gjitha këto po nuk i ndryshoi, jo vetëm nuk fiton në 2025, por as në 2055.

Çani: Pra nëse bën këto ti thua çfarëdolloj makinerie të madhe të ketë Rama ai fiton?

Curri: Po patjetër vjen një pikë vlimi që s’mban më. Bie diktatura, a ra diktatura këtu tek ne?

Çani: Duhet të jetë Basha?

Curri: Nuk ka rëndësi edhe aq shumë është apo nuk është Basha se sa ekipi, por nuk po shoh ndonjë më të mirë se ai brenda ambienteve të PD-së. Nëse ka ndonjë që mund t’i fitojë zemrat e demokratëve më shumë se Basha, atëherë bujrum. Jo të vijnë njerëz nga rruga, se PD është parti frymë jo parti që vijnë njerëz nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat