Krimet zgjedhore/ Prokuroria nxjerr shifrat: 5 perona të arrestuar, 10 po ndiqen penalisht

Shqipëria

Krimet zgjedhore/ Prokuroria nxjerr shifrat: 5 perona të arrestuar, 10 po ndiqen penalisht

Më: 8 maj 2021 Në ora: 10:48
Ilustrim

Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë të dhënat në lidhje me veprat penale të kryera, para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve të 25 prillit. Siç bën me dije prokuroria aktualisht janë 10 persona të cilët po ndiqen penalisht për vepra të ndryshme penale që lidhen me zgjedhjet, janë arrestuar në flagrancë 5 persona, është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona dhe është pranuar kërkesa për 3 persona.

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore

Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor

Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit

Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar

Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.

Neni 328/b, Korrupsioni pasiv ne zgjedhje

Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

Neni 330, Pengimi i zgjedhësit

Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve

Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes

Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak

Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 248 ,Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet

Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë në total 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore;- 20 referime të policisë gjyqësore dhe - 23 ardhur me transferim nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat