Gjirokastra me kriminalitetin më të lartë, Dibra më të ulët

Shqipëria

Gjirokastra me kriminalitetin më të lartë, Dibra më të ulët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:06
Gjirokastra

Nuk është dëgjuar për krime të bujshme por qarku sipas statistikave ka kriminalitetin më të lartë ne vend për 100 mijë banorë rezulton të jetë Gjirokastra, ndërsa ai që ka kriminalitetin me të ulet është qarku i Dibrës. Sipas statistikave të prokurorisë së Përgjithshme numri më i lartë i krimeve për vitin 2020 është kryer nga meshkuj të papunë.

Gjirokastra i cili ka numrin më të ulet të banorëve për qark rezulton se ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit për 100.000 mijë banorë për vitin 2020, ndërsa rrethi që e ka më të vogël këtë koeficient është Dibra.

Ky është konkluzioni që del nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin që lamë pas, i cili ka analizuar koeficientin e kriminalitetit në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Kështu nga satistikat rezulton se qarku i Beratit e ka koeficientin 663. Dibra e cila përfshin edhe Matin 605. Durrësi, i cili përfshin edhe Krujën e ka koeficientin 1207.

Elbasani 793, qarku i Fierit që përfshin edhe Lushnjen e ka 747. Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Përmetin e ka koeficientin e kriminalitetit për 100 mijë banorë 1578.

Qarku i Korçës që përfshin edhe Pogradecin, 890. Kukësi që përfshin edhe Tropojën, 825.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat