​Shqipëria regjistron një viktimë nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Shqipëria

​Shqipëria regjistron një viktimë nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur situatën e COVID19 në 24 orët e fundit, kur janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117.089 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një 64-vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 131.723 raste pozitive, prej tyre 117.089 janë shëruar, 12.222 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.412 pacientë./Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat