Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

Shqipëria

Shteti e la në harresë, emigranti rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:16
Foto

Kisha e Shëlbuemit në Selitë të Mirditës, e cila është ndërtuar rreth viteve 1830  është rikthyer në identitet dhe pritet të hapë dyert për besimtarët e krishterë  pikërisht në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj.

Shteti Shqiptar dhe Bashkia Mirditë prej 7 dekadash e kishin lënë në harresë këtë objekt kulti me vlera të rralla historike të trashëgimisë kulturore, teksa pas shembjes nga regjimi komunist, kishës i kishin mbetur  themelet dhe pak mure anësore.

Kjo nuk I pengoi banorët e fshatrave të Selitës që edhe përgjatë diktaturës të shkonin në kishë për të kryer ritet fetare si të parët e tyre, teksa pas demokracisë u rikthyen ritualet fetare, tashmë në liri.

Në një kohë kur shteti dhe institucionet heshtën për vite me radhë, për të rikthyer këtë objekt kulti në identitet  mendoi familja e Nikoll Bushkolës, I cili së bashku me djalin e tij Agustinin dhe vëllezërit e tjerë vendosën që me një pjesë të kursimeve të fituara në emigracion të rindërtonin këtë kishë.

Punëtorët që morën përsipër ndërtimin e kishës veç banorëve të zonës, janë edhe banorë të besimit mysliman të Dibrës e Matit, të njohur për bashkëjetesën në harmoni me vëllezërit e tyre mirditorë dhe mjeshtra të punimit të gurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat