Manjani: Kemi dështuar të formojmë një sistem drejtësie të pavarur

Shqipëria

Manjani: Kemi dështuar të formojmë një sistem drejtësie të pavarur

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:59
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa foli për përkujtimin e ditës së drejtësisë, nënvizoi për Euronews Albania se kemi dështuar që të formojmë një sistem drejtësie të pavarur.

“Kemi dështuar që të ndërtojmë një drejtësi funksionale dhe të perceptohet si e pavarur dhe e drejtë. Besimi i publikut tek drejtësia ka qenë gjithmonë i ulët dhe mbetet i ulët dhe për fat të keq, nuk duket ndonjë dritë në fund të tunelit”, u shpreh zoti Manjani.

“Shqipëria nga pikëpamje gjyqësore dhe juridike funksionon si në emergjencë. Sigurisht që e bën pushtetin e drejtësisë të fortë në dukje. Mjafton të thotë kryeministri do të arrestohet  X dhe arrestohet”, tha ai më tej.

Ndërkohë edhe procesin e Vettingut, Manjani e cilësoi si të padrejtë, por nënvizoi se është i nevojshëm.

“Vettingu është i padrejtë. Vettingu është i nevojshëm, por mënyra sesi po bëhet është i padrejtë, krijon 2 ose më shumë standarde”, deklaroi ai.

Ish-ministri theksoi se edhe pse sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka shumë probleme, në institucione ka edhe njerëz profesionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat