PD e ka të vështirë të faktojë manipulimet”, Rakipllari mosbesues në detyrën e KAS

Shqipëria

PD e ka të vështirë të faktojë manipulimet”, Rakipllari mosbesues në detyrën e KAS

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:10
Robert Rakipllari

Gazetari Robert Rakipllari deklaroi se nuk beson se KAS do të marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve.

Rakipllari tha se Partia Demokratike e ka të vështirë që të faktojë këto manipulimet që pretendon për vjedhje të votave në 25 prill.

“Është komplekse për t’i bërë analizë procesit. Dita e zgjedhjeve, votimi, numërimi kanë qenë në proces korrekt. Përgjithësisht në Shqipëri, pjesa e procesit të ditës së votimit, apo numërimit, e ka ngushtuar procesin e manipulimit. PD do ta ketë të vështirë që të faktojë këto, pasi nuk është pranuar që të merren prova të tjera jashtë atyre agatëve. Pritet të merret një vendim nga KAS që do të përsëriten apo jo zgjedhjet.

Unë besoj se ka pak shanse, te paktën atë që dëgjuam për Gjirokastrën. Është e vështirë që PD të faktojë manipulime në këtë fazë”, tha Rakipllari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat