Klodiana Lala nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Shqipëria

Klodiana Lala nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 00:08
Klodiana Lala

Gazetarja investigative Klodiana Lala ka akuzuar Policinë e Shtetit se nuk po bën transparencë dhe se ka mashtruar publikisht.

Sipas saj në periudhën e zgjedhjeve në një seancë për vrasjen e Pjerin Xhuvani u thanë gjëra krejt të kundërta me dokumentet që flisnin komplet për tjetër gjë.

“Policia jo vetëm nuk bën transparencë, por kohët e fundit edhe ka mashtruar publikisht. Në periudhën e zgjedhjeve në një seancë për vrasjen e Pjerin Xhuvani u thanë gjëra krejt të kundërta me dokumentet që flisnin komplet për tjetër gjë.

Nga kush duhet ta presim transparencën. Ne presim transparencë dhe nga njëra anë policia mashtron me zë e figurë dhe dokumentet flasin për tjetër gjë. Policia nuk po bën transparencë”, tha Lala për MCN Tv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat