Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, si parashikohet të jetë moti për sot

Shqipëria

Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, si parashikohet të jetë moti për sot

Më: 14 maj 2021 Në ora: 07:30
Ilustrim

Deri në mesditë vijon mot me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët, sipas meteoalb. 

Ndërsa mesdita do të sjellë fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin Verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkutra shiu duke lënë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi  deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 -5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat