Protestë në Korçë, kundërshtojnë vendimin e Bashkisë që ndalon transportin në vajtje-ardhje

Shqipëria

Protestë në Korçë, kundërshtojnë vendimin e Bashkisë që ndalon transportin në vajtje-ardhje

Më: 14 maj 2021 Në ora: 18:02
Protestë në Korçë

Shoferët e furgonëve në Korçë kanë dalë këtë të premte në protestë duke kundërshtuar vendimin e marrë nga Bashkia e Korçës, i cili ndalon që këto mjete transporti të kthehen me udhëtarë gjatë rrugës së kthimit . Drejtuesve u lejohet vetëm të vijnë me pasagjerë drejt Korçës dhe me pas te kthehen bosh.

“Ne taksixhinjtë e furgonëve dhe të taksive, të linjës Korçë-Pogradec-Maliq nuk na lënë as në fshat të vemë, në Bilisht. Duam të na zgjidhet e drejta. O të na i mbyllin fare o të na lënë të punojmë. Ne taksat i paguajmë. Deri dje që kishin nevojë për votat, na puthen bythën tani nuk dalim dot të vemë në shtëpi. Me gruan isha dje, më dënojnë”, shprehet një i moshuar.

“Në rastin kur autovetura taksi kryen shërbim jashtë territorit të rrethit të saj, ajo lejohet të marrë në kthim udhëtarë vetëm ne rrethin e regjistrimit të saj. Udhëtarët e Devollit do i kthejnë këta të Devollit, këta të Maliqit, kolonjarët ata të Ersekës, ne kaq kërkojmë”, tha një tjetër protestues.

“Atë të bashkisë, të lini pasagjerë ku të doni ndërsa tani thotë tjetër gjë. Ai i transportit tha lini njerëz merrni të tjerë ndërsa këta na dalin në unazë, na dalin në Maliq na gërmojnë. Ç’është kjo punë? E me vajzën time e me djalin ata s’të lënë”, shprehet një tjetër shofer.

Sipas shoferëve policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë me të vetmen punë që çojnë te ardhura në familjet e tyre.

Nga ana tjetër, jashtë kamerave Nikolin Lika, specialist i licencimit të transportit pranë bashkisë Korçë shprehet se të gjithë drejtuesit e mjeteve që janë të licencuar pranë bashkive respektive nuk mund të marrin pasagjere nga bashkitë e tjera, siç parashikohet dhe nenin 37 të ligjit të transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat