Kryeministri e quajti “të vdekur”, Dritan Leli bën lëvizjen që nuk pritej

Shqipëria

Kryeministri e quajti “të vdekur”, Dritan Leli bën lëvizjen që nuk pritej

Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:18
Dritan Leli dhe Edi Rama

Pas përjashtimit nga kryeministri Rama para 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dritan Leli rishfaqet i vetëm për të hapur sezonin turistik të Vlorës.

Duket se jo pa qëllim, eventi për hapjen e sezonit veror nuk është mbajtur në Lungomare, nga ku ditë më pare kryeministri Rama sulmoi kryetarin Leli duke e quajtur "të vdekur", por u zhvillua në qendrën historike të qytetit.

Në prani të qytetareve dhe muzikantëve të zgjedhur për çeljen zyrtare të sezonit veror, Leli ftoi shqiptarë e të huaj, të shkojnë në Vlorë për të kaluar pushimet.

Pas një viti të vështirë nga pandemia qyteti bregdetar synon rimëkëmbjen e turizmit, por sërish duke vijuar me respektimin e masave anti-Covid.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat