Mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar në PD, gazetari: Basha përballet me kritikët, zgjedhjet për kryetarin mund të mbahen më herët se korriku

Shqipëria

Mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar në PD, gazetari: Basha përballet me kritikët, zgjedhjet për kryetarin mund të mbahen më herët se korriku

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:56
Lulzim Basha

Mbahen sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit në selinë e Partisë Demokratike mbledhjet me forumet më të larta, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Kreu i PD, Lulzim Basha do të përballet sot me kritikët e tij pas rezultatit të 25 prillit, konkretisht Fatbardh Kadillin, Bujar Nishanin dhe Arben Ristanin që i kanë kërkuar të dorëhiqet nga posti i kryetarit.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD mund të mbahet më herët se në korrik prej situatës aktuale post-zgjedhore.

Nga grupi i kritikëve, i vetmi që ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit është Fatbardh Kadilli, kurse nga ‘Grupi për PD’ nuk ka ende një emër konkret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat