Më 13 qershor zgjedhjet brenda PD, kryesia miraton datën

Shqipëria

Më 13 qershor zgjedhjet brenda PD, kryesia miraton datën

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:48
Partia Demokratike

Ka përfunduar mbledhja e  Kryesisë së Partisë Demokratike. Ora News, mëson se Kryesia ka miratuar datën 13 qershor për zgjedhjen për kryetarit të ri.

Pas pak për datën 13 qershor, do të votojë edhe Këshilli Kombëtar.

Përballë kryetarit Lulzim Basha, i cili ka shpallur kandidaturën, do të jetë Fatbardh Kadilli, ndërkohë që pritet të mësohet nëse do të ketë kandidatë të tjerë.

 Kryetar i Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana, ndërsa anëtarë janë: Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avdiu, Gjok Vuksani. Ndihmës anëtarë janë Edvin Minarolli dhe Lulzim Omuri.

Data u propozua nga Sekretari i PD, Gazment Bardhi bashkë me afatet për propozimet dhe fushatën. Sakaq 

Fillimisht ishte parashikuar që zgjedhjet për kryetarin të mbaheshin më 22 korrik, por tashmë janë përshpejtuar për 1 muaj më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat