Ekzekutimi i Endri Mustafës/ Ibrahim Lici autori kryesor, arrestohet dhe një 15-vjeçar

Shqipëria

Ekzekutimi i Endri Mustafës/ Ibrahim Lici autori kryesor, arrestohet dhe një 15-vjeçar

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:36
Foto

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi Endri Mustafa.

Policia ka shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit, Ibrahim Liçi, i biri i drejtuesit të fisit Liçi.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Liçin kanë vrarë me armë zjarri Mustafën.

Viktima është gjetur në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Njoftimi

Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat