ADN zbulon “thrillerin” e familjes greke, identifikohet trupi i pajetë

Shqipëria

ADN zbulon “thrillerin” e familjes greke, identifikohet trupi i pajetë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:44
Stathis Anthis

Kufoma e gjetur në bregdetin jugor të Devon në Angli i përket 33-vjeçarit Stathis Anthis, vëllai i aktorit Dimitris i cili u bë i njohur pas akuzave për abuzim seksual nga një aktor i famshëm. I riu ishte zhdukur që prej mëngjesit të 8 Marsit.

Më 13 Mars familja e tij iu drejtua autoriteteve me një denoncim për humbjen e kontakteve me 33-vjeçarin.

Rezultatet e ADN-së zbuluan të vërtetën dramatike, edhe pse dyshimet ishin shtuar akoma më shumë pas gjetjes së trupit më 13 prill. Autoritetet zbuluan shumë nga karakteristikat e 33-vjeçarit siç ishin tatuazhet dhe veshja e tij në momentin e zhdukjes.

Autoritetet britanike ishin në pritje të rezultateve të mostrave të ADN-së të cilat u krahasuan me të të vëllait Dimitris që udhëtoi drejt Britanisë për të qenë 100% i sigurt para se të dilej në një përfundim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat