Merr flakë kati i fundit i një pallati në Medrese

Shqipëria

Merr flakë kati i fundit i një pallati në Medrese

Më: 19 maj 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Kati i fundit i një pallati, në zonën e Medresesë është përfshirë mëngjesin e sotëm nga flakët.

Zjarri është raportuar rreth orës 08:30, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Punonjësit e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftrmi i policisë:

Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat