Meta në takim me ministrat e jashtëm të BE: Me rëndësi çelja e negociatave për Shqipërinë

Shqipëria

Meta në takim me ministrat e jashtëm të BE: Me rëndësi çelja e negociatave për Shqipërinë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 14:03
Pamje nga takimi

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, ai nënvizoi rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të takohesha me përfaqësuesit e vendeve të “Grupi C5” të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, z.Anze Logar, që do të kryesojë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian, që nga korriku 2021.

Vlerësova miqësinë tradicionale mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë duke i falënderuar veçanërisht për ndihmën dhe mbështetjen miqësore dhe të vazhdueshme, që i japin Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Duke vlerësuar Presidencën e ardhshme sllovene të BE-së si mundësi të favorshme për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin, nënvizova rëndësinë, që ka çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe përparimi me shpejtësi në këtë proces.

Duke uruar, që të gjitha përpjekjet e përbashkëta si për zbatimin e reformave ashtu edhe për një vendimmarrje pozitive europiane të korrin sukses të shpejtë, i falënderova edhe një herë të tria vendet për mbështetjen e sinqertë dhe këmbëngulëse.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat