Nis gara për PD-në, Harxhi e Kadilli tregojnë vizionin, Basha kërkon besim

Shqipëria

Nis gara për PD-në, Harxhi e Kadilli tregojnë vizionin, Basha kërkon besim

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:30
PD

Fushatën për të marrë mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur nga Berati.

Para mbështetësve ai nënvizoi rëndësinë e votave të arritura kur socialistët i kanë të gjithë pushtetet.

Basha: Është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithësecilit prej nesh por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t'ja dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilin e kemi nisur betejën për ndryshim.

Madje për Bashën oferta për bashkëqeverisje është tregues për shkeljet në 25 prill.

Basha: E keni parë, nuk ka as festë as buzëqeshje, ka vetëm dredhira dhe diversione, ftesa për bashkëpunim pa vija të kuqe, pse? Hajduti e di krimin që ka bërë.

Edhe konkurrentët e Bashës paraqitën përballë medias platformën e tyre ndërsa kërkuan transparencë në votime.

Kadilli: Kryetarët lëvizin, partia mbetet. Administrimi i partisë duhet të bëhet jo më nga kryetari dhe kryetarët e vegjël por nga një këshill të urtësh me një mandat 6 vjeçar që kapërcen mandatin e kryetarit.

Kulluri: Të vërë në dispozicion të kandidatëve për kryetar të PDSH-së jo më vonë se data 25 maj 2021 listën e plotë të anëtarësisë së PD.

Deklarojnë se janë fitues të zgjedhjeve por shtojnë se në çdo rast do të qëndrojnë në PD.

Kadilli: Përveç meje dhe zotit Basha të tjerët mund të luajnë për numër 2.

Harxhi: Unë garën time e kam me Lulzim Bashën dhe asnjë kandidat tjetër.

Me 13 qershor rreth 80 mijë anëtarë të PD-së do të votojnë përmes sistemit një anëtar një votë mes katër kadidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat