KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Shkodrës

Shqipëria

KAS rrëzon kërkesën e PD-AN për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Shkodrës

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:14
KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar një tjetër ankimim të Partisë Demokratike lidhur me 25 prillin.

Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesën e demokratëve për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë pak më parë, KAS rrëzoi kërkesën e demokratëve për shpalljen e pavlefshëm të rezultatit zgjedhor në qarkun e Durrësit.

Por KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive të votimit në këtë qark.  Rinumërimi do të nisë në orën 10:00 të ditës së nesërme, 26 maj.

Më herët KAS nuk pranoi kërkesën e PD për të kërkuar 19 prova shtesë nga institucionet, që sipas demokratëve do të dëshmonin blerjen e votës nga socialistët në Tiranë.

Të njëjtin fat ka patur edhe ankimimi i kandidatit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, për të administruar kamerat në shkollën “Arben Broci” në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat