Rihapja e çështjes së “21 Janarit”, Artan Hoxha: Kush i fshiu pamjet e serverave të kryeministrisë

Shqipëria

Rihapja e çështjes së “21 Janarit”, Artan Hoxha: Kush i fshiu pamjet e serverave të kryeministrisë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:43
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas rihapjes së çështjes së 21 Janarit duke e cilësuar atë një shans të ri për drejtësinë. Hoxha shprehet se edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite nga kjo ngjarje e rëndë ende nuk është zbardhur e vërteta për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Ai shkruan se kjo pikë kthese i jep mundësinë prokurorisë të hetojë edhe personat përgjegjës që penguan hetimet për 21 Janarin.

“Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, eshte nje shans i ri per te dhene drejtesi, per nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit… Edhe pse kane kaluar me shume se 10-te vite nga kjo ngjarje, e ndodhur ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, perpara qindra kamerave te televizioneve, ende nuk eshte zbardhur e verteta per vrasjen e Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes.

Ne gjykimin e pare, gjykata fajesoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardes se Republikes Ndre Prendi, per vrasjen e protestuesit Faik Murto, dhe ish-shefin e shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo, per vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…

Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?!

Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?! Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?! Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi. Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….”, shkruan Artan Hoxha. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat