Pamjet/Zjarr dhe shtëllunga tymi, përfshihet nga flakët fabrika e tullave, evakuohen banorët

Shqipëria

Pamjet/Zjarr dhe shtëllunga tymi, përfshihet nga flakët fabrika e tullave, evakuohen banorët

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:07
Pamje nga video

Fabrika e re e tullave në Maminas është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke krijuar panik në zonë.

Punonjësit e fabrikës si dhe banorët pranë zonës janë evkuuar, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Shijak/Informacion Paraprak

Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat