“Viktima është zënë me djalin tim”, flet gruaja e autorit të vrasjes në Shkodër: I dola para burrit ti ul armën

Shqipëria

“Viktima është zënë me djalin tim”, flet gruaja e autorit të vrasjes në Shkodër: I dola para burrit ti ul armën

Më: 29 maj 2021 Në ora: 12:14
Mark Kodra

Një konflikt mes djalit të autorit dhe viktimës duket se është bërë shkak i krimit të rëndë mbrëmë në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.

Ndërkohë gruaja e autorit, Bukuroshe Kodra është shprehur se fillimisht 25-vjeçari është konfliktuar me djalin e saj.

Gruaja ka rrëfyer se viktima, vazhdimisht kalonte me motor para shtëpisë dhe xhironte gomat, teksa i biri i kishte kërkuar të ulte shpejtësinë pasi kishin fëmijë të vegjël dhe mund t’i rrezikonte.

Gjithashtu ajo ka thënë se bashkëshorti i ka kërkuar të mos e bëjë dhe ai e ka sharë dhe goditur në lokal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat