Rama braktis Asamblenë e PS, udhëton drejt Turqisë së bashku me disa ministra

Shqipëria

Rama braktis Asamblenë e PS, udhëton drejt Turqisë së bashku me disa ministra

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë marrë pjesë në Asamblenë e PS-së të parashikuar sot pasdite.

Sipas burimeve të Gazeta "Shqip", kryeministri Edi Rama së bashku me disa ministra do të udhëtojnë drejt Turqisë për një vizitë zyrtare, e para pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se fillimisht ishte parashikuar që Rama të mbante fjalimin e tij online të Asamblesë së PS-së dhe më pas të udhëtonte me avion drejt Turqisë. Por plani është ndryshuar dhe se kryeministri është detyruar të braktisë Asamblenë e PS-së. 

Mbledhja e lartë e këtij forumi do të drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat