Gjyqtari Gerd Hoxha konfirmohet në detyrë me shumicë votash

Shqipëria

Gjyqtari Gerd Hoxha konfirmohet në detyrë me shumicë votash

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:11
Gerd Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha. Kryesuesi i trupit gjykues të KPK-së, Olsi Komici deklaroi se konfirmimi në detyrë i Hoxhës është marrë me shumicë votash.

Ndërkohë, në mënyrë unanime, Komisioni vendosi të dërgojë për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë te Drejtësisë dy vendimmarrje të gjyqtarit Gerd Hoxha.

Gjatë seancës dëgjimore të martën, sipas Reporter, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, kërkoi vlerësim negativ për kriterin profesional pasi evidentoi problematike dy vendimarrje të Hoxhës kur ai ishte anëtar i KLD-së, duke konstatuar se subjekti kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat