Vranë kushëririn me çifte pas sherrit për pronën, lirohen pas gati 3 vitesh babë e bir në Gjirokastër

Shqipëria

Vranë kushëririn me çifte pas sherrit për pronën, lirohen pas gati 3 vitesh babë e bir në Gjirokastër

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka liruar nga burgu babë e bir, Et’hem dhe Dino Muhaj, nga fshati Rabije, të cilët akuzoheshin për vrasjen e kushëririt të tyre, Aleks Muhaj, me çifte pas konfliktit për pronën.

Edhe viktima ishte nga fshati Rabije, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në 6 shtator të 2018.

Raportohet se babë e bir janë lënë në “arrest shtëpie” sot, duke dalë nga paraburgimi i deritanishëm 2.5 vjet, që kanë qenë që kur u arrestuan në 8 shtator të 2018.

Sot, në Gjykatën e Apelit u shqyrtua kërkesa e avokatit të të pandehurve, Tahir Novi, me arsyetimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurit, pasi sipas tij, Gjykata e Faktit zvarriti në këtë periudhë 2.5 vjeçare proceset gjyqësore, duke mos dhënë një vendim përfundimtar, duke kaluar afatet ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat